Dielli ushqen qelizat tuaja të trurit

  • 07 August 2019 - 08:30
Dielli ushqen qelizat tuaja të trurit

Mungesa e vitaminave D mund të ndikojë që një person të preket nga sëmundja e Alzhaimer-it, vërtetojnë disa nga studimet e fundit. Edhe pse studimet e mëhershme kanë vërtetuar që personat që kanë mungesë të kësaj vitamine po ashtu janë më të prirë të kenë ç'rregullme në funksionimin kognitiv, vetëm ky hulumtim, tani ka vërtetuar se mungesa e vitaminave D ndikon në shtimin në masë të madhe të rrezikut për sëmundjen e Alzhaimer-it dhe formave të tjera të demencës. Në bazë të rezultateve të studimit, mungesa mesatare e vitaminave D për 53 për qind ka shtuar gjasat që një person të preket nga demenca, përderisa tek ata persona që kanë mungesë serioze të këtyre vitaminave ky rrezik kap shifrat marramendëse për 125 për qind.

Kur flasim për sëmundjen e Alzhaimer-it, te personat me mungesë të vitaminave D, Rreziku për zhvillimin e kësaj sëmundje ishte për 69 për qind më i lartë, e tek ata me mungesë serioze të kësaj vitamine, ky rrezik shtohej në 122 për qind. Në këtë studim kishin marrë pjesë rreth 1.658 persona, më të moshuar se mosha 65 vjeçe, të cilët ishin në gjendje të ecin vetë dhe në fillim të studimit nuk kishin vuajtur nga demenca apo nuk kishin pasur sulm në zemër. 

(Kosova Sot Online)