Shkaku kryesor i mbipeshës është pasiviteti e jo sheqeri

  • 07 August 2019 - 08:31
Shkaku kryesor i mbipeshës është pasiviteti e jo sheqeri

Rritja e mbipeshës është pasojë e mungesës së aktiviteteve fizike, e jo konsumimit të kalorive dhe sheqerit, thonë ekspertët. Ekspertët për shëndet publik "epideminë" e përshkruajnë shkakun e mbipeshës ekspozimit ndaj ushqimit të shpejtë. Studimet pohojnë se është pakësuar konsumimi i kalorive por ka rënë edhe lëvizja fizike .

SHKAKTARI KRYESOR "Shkaku kryesor i shkallës gjithnjë e më të madhe të mbipeshës nuk shtrihet në rritjen e konsumimit të kalorive, por në rritjen e mos aktivitetit. Marrë parasysh se për mbipeshën flitet shumë nëpër media, fakt që brengos është mënyra e jetesës së njerëzve dhe beli gjithnjë e më i gjerë, e jo oreksi", thonë shkencëtarët. Ekspertët pohojnë se më shumë debate duhet t'i kushtohen promovimit të ushtrimeve sesa që të merren me ushqimin. "Nëse i pyesni njerëzit se çfarë hanë, ata do t'ju thonë se hanë më pak, por nëse shikoni ushqimin në shtëpi, e vërteta është se në fakt ata hanë më shumë", thonë ekspertët. 

(Kosova Sot Online)