Flisni me hundë: 16-vjeçari shpik pajisjen që mundëson komunikimin e njerëzve me aftësi të kufizuara

  • 08 August 2019 - 10:15
Flisni me hundë: 16-vjeçari shpik pajisjen që mundëson komunikimin e njerëzve me aftësi të kufizuara

Për njerëzit, të cilët vuajnë nga çrregullime apo aftësi të kufizuara serioze, si sëmundja e Parkinsonit, apo sëmundjen e motorit të neuroneve, komunikimi mund të jetë shumë i vështirë. Por, një adoleshent, 16-vjeçar, ka dizajnuar një pajisje që mund të sjellë një zgjidhje premtuese, përderisa njerëzve u mundëson të komunikojnë duke përdorur vetëm frymën.

E ashtuquajtur "Talk", pajisja punon duke njohur grimcat e vogla të ajrit të njohura ndryshe si kodi "Morse" dhe duke shndërruar fjalët dhe fjalitë në një fjalim, duke ua mundësuar personave të paralizuar që të komunikojnë në mes vete. Pajisja "Talk", e shpikur nga indiani Arsh Shah Dilbaghi, është një nga 15 pajisjet e tjera finale në projektet e "Google Global Science Fair".

Ai thotë se rreth 1.4 për qind e popullatës botërore vuajnë nga çrregullimet e ndryshme, që komunikimin e rregullt e bëjnë pothuajse të pamundur. Më pas ai shton se pajisjet e tanishme janë të shtrenjta dhe të komplikuara dhe nuk ofrojnë një alternativë të duhur për një komunikim të rregullt. Ideja e tij ishte ta krijojë një pajisje, që është më e kapshme, më e shpejtë.

(Kosova Sot Online)