4 ushtrime për qafën në kushte shtëpie që do ju qetësojnë dhimbjet

  • 09 August 2019 - 08:33
4 ushtrime për qafën në kushte shtëpie që do ju qetësojnë dhimbjet

Nuk ka rëndësi nëse jeni i ri apo në moshë më të madhe, dhimbjet e qafës nuk kursejnë askënd sidomos nëse keni një punë që ju vështirëson qëndrimin. Për dhimbjet në atë zonë ka shumë shkaktarë, duke nisur nga gjumi i keq e deri tek qëndrimi me orë të gjata para kompjuterit.

Ne do ju tregojmë katër mënyra për të qetësuar dhimbjet e vazhdueshme në atë zonë pa shumë mundim:

Lëviz qafën njëherë në të majtën tënde dhe njëherë në të djathtën. Mbaje për 5 deri në 7 sekonda në secilin pozicion dhe përsërit të njëjtat veprime 5 herë.

Provo të prekësh me mjekrën tënde gjoksin duke ushtruar presion tek qafa për 5 sekonda, më pas drejtoje kokën. Përsërite 5 herë.

Përkul qafën njëherë në të majtë pastaj ktheje drejtë dhe përsërite ushtrimin në të dyja anët e kokës.

Drejto trupin dhe sigurohu që të kesh qëndrim perfekt. Shty qafën para dhe mundohu të bashkosh shpatullat. Qëndro 5 sekonda dhe rikthehu në pozicion filestar.

(Kosova Sot Online)