Humbni në peshë me lëngun magjik!

  • 09 August 2019 - 09:20
Humbni në peshë me lëngun magjik!

Lufta me mbipeshën është shumë aktuale për shumë femra, ato që duan të humbin në peshë. Mirëpo, shumë dieta kanë tendencë të ofrojnë rezultate jetëshkurtra. Prandaj, shumë nutricistë besojnë se nevojitet të humbet peshë në mënyrë të shëndetshme. Kjo mund të arrihet përmes ushtrimeve fizike dhe mënyrës së të ushqyerit, por edhe falë ujit "Sassy", që në mbarë botën është shumë popullor.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

2 l ujë të filtruar apo ujë të ftohtë të zier, ku do të shtoni: 1 lugë të xhenxhefilit të bluar, 1 trangull i madhësisë së mesme,, të prerë në forma të rrumbullakëta, 1 limon i prerë në rriska, dhe 5-7 gjethe të mentës apo një lugë mente të tharë. Masën e fituar e përzieni mirë dhe e ruani në frigorifer, në kavanoz apo shishe të plastikës. Para përdorimit, uji duhet të qëndrojë në frigorifer 8-10 orë. Do të thotë, e përgatitni në mbrëmje dhe e pini ditën që pason. Çdo mëngjes e filloni me këtë pije dhe e pini edhe gjatë ditës në sasi të vogla, nga mëngjes deri në mbrëmje. Rezultatet më të mira arrihen, kur uji kombinohet me ushtrimet fizike.

(Kosova Sot Online)