Mjalti zëvendesim për antibiotikë

  • 10 August 2019 - 10:43
 Mjalti zëvendesim për antibiotikë

Shkencëtarët suedezë kanë shëruar 10 kuaj me plagë kronike në lëkurë, me melhemin nga bakteret e përpunuara me mjaltë. Për vetëm tri javë, këto kafshë kanë treguar shenja të shpejta të përmirësimit. 

Hulumtuesit suedezë nga Universiteti Lund, janë duke kryer hulumtime me bakteret e trajtuara me mjaltë, për të cilat mendojnë se do të mund të ndikonte në shërimin e shpejtë të plagëve dhe se kanë shpresë se do të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve të dëmshme, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Lëndimi në këmbën e një kali i kishte refuzuar të gjitha trajtimet, derisa ishte trajtuar me melhemin nga 13 baktere laktocide, të marra nga mjalti. I përzier me mjaltin e papërpunuar, ujë dhe sheqer, melhemi ndihmon në prodhimin e përbërësve antibakterialë, i cili shkatërron bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

(Kosova Sot Online)