Lëngu që rregullon sheqerin në gjak

  • 12 August 2019 - 08:48
Lëngu që rregullon sheqerin në gjak

Çajin e gjelbër mund ta pasuroni me përbërës të ndryshëm, por nëse dëshironi të humbni në peshë, më së miri do të ishte ka kombinoni me portokaj. Këtë lëng e ka shpikur mjeku i njohur, Oz, i cili thekson se një gotë çaj si ky në ditë e përshpejton metabolizmin për 12 për qind, rregullon sheqerin në gjak dhe forcon sistemin imun. Duke e ditur se të gjithë e pëlqejnë shijen e veçantë të çajit të gjelbër, ju kemi përgatitur recetën me portokaj ose grejpfrut, që paraqet kombinimin ideal. Pos shijes, do të mahniteni me efektet e tij dhe do të humbni peshë.

Përbërësit:

-1 litër ujë;

-5 qeska me çaj të gjelbër;

-1 portokall;

-Mentë të freskët.

Përgatitja:

Qeskat e çajit të gjelbër i hidhni në ujë të vluar dhe i lini të qëndrojnë për tre minuta. Pastroni portokallin dhe e preni në rriska. Shtoni gjethet e mentës dhe çajin e përgatitur e lini në frigorifer gjatë natës. Ta konsumoni kohë pas kohe gjatë ditës.

 (Kosova Sot Online)