Mësoni dobitë shëndetësore të boronicave

  • 12 August 2019 - 13:37
Mësoni dobitë shëndetësore të boronicave

Vlerat mjekësore dhe vlerat për shëndetin

Boronica lufton inflamacionet, ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën. Antioksidantët që gjenden tek boronicat janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës dhe gjakut. Ky super frut është jo vetëm shumë i shijshëm, por dhe super i shëndetshëm.

Fruti i boronicës përmban acide organike, ëmbëlsi natyrale, taninë vitamina C dhe B, karoten, proteina dhe ekstrakte natyrale yndyrore. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi. Ky mineral luan një rol të shkëlqyer në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat shqiptare gjenden në të gjithë pjesën veriore të vendit deri në zonat kodrinore të Shqipërisë së mesme kryesisht në zonën e ahut. Frutat e vogla të boronicave marrin krejt lavdinë falë fuqisë së antioksidantëve, por edhe pjesë të tjera të bimës janë magjike në vlera.

(Kosova Sot Online)