A dëshironi ta përmirësoni shqisën e dëgjimit? Konsumoni peshk!

  • 13 August 2019 - 08:39
A dëshironi ta përmirësoni shqisën e dëgjimit? Konsumoni peshk!

Mesatarisht për 20 për qind ishte vërejtur më pak dëmtim në të dëgjuar te pjesëmarrësit në studim që dy herë në javë kishin konsumuar mish peshku.

Shumë hulumtime kanë vërtetuar se si peshku është i shkëlqyeshëm për shëndetin e njeriut, përderisa për një shqimë më të mprehtë të të dëgjuarit i ndërlidh studimi i fundit. Te të anketuarit që kishin preferuar mishin e peshkut të pasur me aminoacidet omega 3, pengesat në të dëgjuar ishin më të vogla.

Për shëndetin e njeriut përdorimi i mishit të peshkut ka dobi të shumëfishta, e sidomos te personat e vjetër, pasi që edhe ndihmon në përmirësimin e shikimit por edhe në përmirësimin në të dëgjuar. 

(Kosova Sot Online)