Si te mbrohemi nga te nxehtit e madh?

  • 13 August 2019 - 13:05
Si te mbrohemi nga te nxehtit e madh?

Ngritja e shpejtë e temperaturave, përveç që na vështirëson jetën e përditshme, gjithashtu paraqet dhe rrezik për shëndetin.

Ja disa këshilla se si të freskoheni dhe të kënaqeni në temperaturat e verës.

Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet. Sportistët ambiciozë, amatorë, madje edhe ata profesionistë janë të pambrojtur ndaj dëmtimeve të nxehtëisë.

Këtu hyjnë çrregullime të përshtatjes së temperaturës (goditja nga dielli dhe nga nxehtësia), mungesë lëngjesh dhe elektrolitesh si rezultat i djersitjes së madhe (ngërçe nxehtësie nga nxehtësia) si dhe çrregullime funksionimi të kushtëzuara nga enët e gjakut në të cilat shfaqet një rënie kritike e presionit të gjakut (kolaps nxehtësie).

Edhe pse të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë nxehtësive të mëdha, kujdesin më të madh e kërkojnë fëmijët! Fëmijët absorbojnë sasinë më të madhe të ngrohtësisë, ndërsa ekspertët theksojnë që më e rrezikshmja është të lihen fëmijët në automobil pa mbikëqyrje.

Pavarësisht nga aktivitetet fizike në ujë (deti, pishinat), fëmija po ashtu duhet të pijë sasi të mjaftueshme të ujit për të mbetur i hidratuar dhe mbrojtur nga nxehtësia.

Larja në det pse pishinë do të freskojë trupin tuaj, por nuk do të zëvendësojë ujin i cili është i nevojshëm për organizmin tuaj dhe çdo qelizë në trup. Le të pijë vazhdimisht ujë fëmija juaj, ndërsa po ashtu rregullisht përdorni edhe kremin për rrezitje.

(Kosova Sot Online)