Si të hani më pak dhe të ndiheni plot

  • 13 gusht 2019 - 14:59
Si të hani më pak dhe të ndiheni plot

Ju ndodh që ta hani pajën plot dhe përsëri të jeni të uritur? Shujta që përmban karbohidrate të ekuilibruara mirë, fibra, proteina dhe yndyra të shëndetshme, do ta lumturojnë stomakun tuaj për disa orë. Por, mund t'i provoni edhe disa fshehtësi, me ndihmën e të cilave do të ndiheni mirë të ngopur

PINI UJË

Njerëzit shpeshherë zëvendësojnë etjen me urinë, prandaj do të ishte mirë ta pini një gotë ujë para se të filloni me ushqimin. Pos se do ta hidratoni organizmin, do ta mbushni lukthin dhe më lehtë do ta keni të qëndroni deri në shujtën tjetër.

HANI MË NGADALË!

Konsumimi ngadalshëm i ushqimit ju ndihmon që më shumë të kënaqeni në ushqim dhe më herët të ngopesh. Ngadalëso dhe kënaqu në secilën kafshatë dhe më herët do ta kuptosh kur është - mjaft.

ERËZO SHUJTËN!

Në ushqim do të kënaqesh nëse është me shije të ndryshme, prandaj lirisht erëzojini ushqimet. Specat pikant janë erëz e shkëlqyeshme që ndihmon të humbni në peshë.

PËRFUNDO ME ÇAJ!

Një gotë çaj i nxehtë ndihmon sikurse një gotë me ujë, por nëse zgjidhni llojin e duhur do të përftoni edhe më shumë.  

(Kosova Sot Online)