6 mënyra për të parandaluar rënien e flokëve

  • 13 August 2019 - 16:11
6 mënyra për të parandaluar rënien e flokëve

Flini mjaftueshëm, hani shëndetshëm dhe ndiqni një mënyrë të shëndetshme jetese

1. Lajini flokët rregullisht. Ideja se larja sa më rrallë e flokëve parandalon rënien e tyre është e gabuar. Është e rëndësishme që t'i lani flokët rregullisht, në mënyrë që të mos grumbullohet yndyra në lëkurën e kokës.

2. Evitoni stresin. Nëse jeni të predispozuar për stres, i cili ndikon fizikisht në trupin tuaj, është e rëndësishme që të mësoni se si ta evitoni atë. Flini mjaftueshëm, hani shëndetshëm dhe ndiqni një mënyrë të shëndetshme jetese, të përshtatshme për ju.

3. Hani ushqimet e përshtatshme. Hani salmon, perime jeshile të errëta, vezë dhe karota, të cilat janë disa nga ushqimet që ndihmojnë për flokë të shëndetshëm. Proteinat, hekuri, vitamina C, omega-3, acidet yndyrore, biotina dhe zinku ndihmojnë për rritjen e flokëve. 

4. Suplementët dietetikë. Mund të përdorni biotin, inositol, hekur, vitaminë C për flokë të shëndetshëm.

5. Bëni teste. Një nga testet për të parë nëse flokët tuaj kanë rënie anormale është testi i shkuljes së flokëve. Nëse i tërhiqni flokët dhe ju mbeten në dorë më shumë se 2-3 qime, kjo tregon se flokët bien në mënyrë jo normale. Mund të bëni edhe një test gjenetik DX të flokëve, për të parë shkakun e rënies së flokëve.

6. Kurojini. Një zgjedhje është terapia mjekësore, sikurse edhe terapia me rreze lazer. Mund të shikoni edhe një zgjidhje të përhershme për rikthimin e flokëve.

(Kosova Sot Online)