Për këtë 'vaj të shenjtë' thuhet se shëron gjithçka, përpos vdekjes

  • 13 gusht 2019 - 18:06
Për këtë 'vaj të shenjtë' thuhet se shëron gjithçka, përpos vdekjes

Banorët pranë lumit Nil, shekuj rresht vajin e qimnonit të zi e përdorin si shampon magjike për flokun, i cili përmirëson shkëlqimin dhe shërimin e flokut dhe çfarë është më me rëndësi, parandalon rënien. Nuk duhet anashkaluar as efektin në lëkurë: thonjtë i bën më të fortë dhe më me shkëlqim, ushqen lëkurën e thatë, pakëson rrudhat dhe rigjallëron qelizat e dëmtuara të lëkurës. Vetëm tash e disa vjet mjekësia ka dëshmuar rreth efektit t dobishëm të vajit të qimnonit të zi.

Ul shtypjen e lartë të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ul nivelin e kolesterolit dhe nivelin e sheqerit në gjak. Ka efekt kundër inflamacioneve, baktereve dhe vepron si analgjetik. Një nga përbërësit e vajit të qimnonit të zi shkatërron qelizat e kancerit, që ndihmon sidomos në tretmanin kundër kancerit të zorrëve dhe nuk lejon dëmtimin e qelizave të shëndetshme. Po ashtu, vaji i qimnonit të zi është pastrues i hatashëm, stabilizon sistemin imun. Është shumë i fuqishëm në parandalimin e plakjes së veshkave dhe i mban aktive.

PËRSE VEPRON KAQ FUQISHËM?

Përgjigjja shtrihet në përbërjen fenomenale të farave, që përmbajnë kemikate të shumta. Duhet ditur se qimnoni i zi kthen ekuilibrin në organizëm, që është edhe baza e efektit të tij. Përdoreni përditë, sepse kështu vetëm se do ta forconi shëndetin tuaj.

(Kosova Sot Online)