Metformina ndërlidhet me rrezikun për shkallë të ulët të hormoneve tiroide

  • 14 gusht 2019 - 08:28
Metformina ndërlidhet me rrezikun për shkallë të ulët të hormoneve tiroide

Metformina është ilaç, i cili zakonisht përdoret në trajtimin e diabetit, tipi 2, duke kontrolluar sasinë e sheqerit në gjak. Tani, studimi i fundit sugjeron pacientët me gjëndra tiroide aktive, të cilët marrin këtë ilaç se rrezikohen nga shkalla e ulët apo, thënë më thjesht, ky ilaç ndikon në uljen e hormoneve të tiroideve.

Të keni tiroide aktive, do të thotë që gjëndrat tiroide nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve tiroide për nevojat e trupit. Hormonet tiroide rregullojnë metabolizmin, duke ndikuar pothuajse në secilin organ të organizmit të njeriut. Niveli i ulët i hormoneve që stimulojnë tiroidet, mund të shkaktojnë dëmtime serioze, përfshirë sistemin kardiovaskular dhe në fraktura.

Metformina është përdorur ose si ilaç i vetëm ose si kombinim me ilaçet e tjera, si insulina, për ta trajtuar diabetin, tipi 2. 

(Kosova Sot Online)