Përgatiteni vetë shamponin kundër rënies së flokëve!

  • 14 August 2019 - 08:30
Përgatiteni vetë shamponin kundër rënies së flokëve!

Nga humbja e flokëve vuajnë si femrat, po ashtu edhe meshkujt, e që mund të shkaktohet nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm.

PËRBËRËSIT PËR SHAMPONIN KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE: - 2 gota ujë të destiluar - bazë shamponi - çaj nga rozmarina (flokëve u dhuron shkëlqim, forcon folikulat e qimes dhe nxit rritjen e flokëve) - çaj nga sherbela (antioksidues i fortë dhe ndikon kundër baktereve) - çaj nga hithrat (forcon rrënjët dhe ndikon si stimulues në rritjen e flokëve) - çaj nga livanda (parandalon yndyrëzimin e flokëve dhe irritimin e tyre) - 2000 mg MSM (substancë kimike "metilsulfonilmetan") në pluhur - 1 kavanoz prej qelqi - 1 shishe prej plastike nga 3 decilitra.

PËRGATITJA: 1. Në kavanozin prej qelqi përzieni bimët e thara 2. Ngrohni ujin e destiluar derisa të vlojë, e largoni nga zjarri dhe aty shtoni tri lugë të bimëve të përziera, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 30 deri 40 minuta 3. Pas gjysmë ore në çaj shtoni MSM-në dhe e lini të qëndrojë edhe për dhjetë minuta, derisa të shkrihet dhe e vendosni në enë 4. Në shishe vendosni 1 decilitër çaj dhe shtoni 1.5 decilitra bazë shamponi. Shishen e mbyllni mirë dhe e përzieni mirë, derisa përbërësit të përzihen.  

(Kosova Sot Online)