Tullacëria, lajm i keq për shëndetin

  • 14 gusht 2019 - 08:31
Tullacëria, lajm i keq për shëndetin

Burrat zakonisht shqetësohen, disa më pak e disa më shumë, kur humbin flokët, por nuk e dinë se kjo mund t'i vrasë. Javën e kaluar, hulumtimi i fundit ka ndërlidhur rënien e flokëve te meshkujt, që prek rreth 50 për qind të meshkujve, me një formë agresive të kancerit të prostatës.

Një studim i fundit amerikan, i publikuar në "Journal of Clinical Oncology", ka zbuluar se ata meshkuj që humbin flokët e tyre në majën e kokës dhe flokët apo qimet e flokëve ju rrallohen shumë, për 40 për qind janë më të rrezikuar që t'u zhvillohet tumori në prostatë, në krahasim me personat, meshkujt, që kanë kokën plor flokë. 'Ky është fakti i fundit që vërteton lidhjen midis tullacërisë te meshkujt dhe kancerit të prostatës', thotë Chris Eden.

'Tullacëria te meshkujt, që duket se varet shumë edhe nga trashëgimia familjare, mund të ndërlidhet me shkallë të lartë të qarkullimit të hormoneve, si testosteroni. Kjo ndikon që folikulat e flokëve në kokë të jenë më të holla, më të dobëta dhe eventualisht parandalon rritjen e flokëve apo rrënjave të reja. Ne po ashtu e dimë se kanceri i prostatës është përplot me testosterone, kështu që në të dyja rastet është dominues', thotë ai.

(Kosova Sot Online)