Bonbonet që shërojnë kollën e fëmijëve

  • 14 gusht 2019 - 15:12
Bonbonet që shërojnë kollën e fëmijëve

Nëse të vegjëlve tuaj nuk u ndihmojnë preparatet nga barnatoret apo nuk i konsideroni mjaftueshëm të sigurta, atëherë mundeni vetë t'i përgatisni bonbonet që shërojnë kollën. Për fëmijët kjo do të ishte shumë interesante, ndërsa që juve do t'jua qetësonte mendjen.

PËRGATITJA E BONBONEVE KUNDËR KOLLËS DHE DHIMBJEVE NË FYT

100 gramë sheqer Gjysmë luge të çajit të xhenxhefilit në pluhur Një lugë të vogël lëng limoni. Folie alumini Për fillim folien e lyeni me vaj. Sheqerin e vendosni në enë dhe i vendosni në zjarr të lehtë dhe e përzini pandërprerë derisa të shkrihet. Kur ta vëreni se sheqeri është shkrirë, vendosni xhenxhefilin dhe një lugë limoni. Edhe më tej gjithçka zieni në zjarr për disa minuta. Kur të jetë e gatshme do ta merrni, kur të marrë ngjyrë të errët kafeje. Masën e vendosni në folien e përgatitur me vaj dhe e lini në frigorifer për gjysmë orë. Mund të përgatisni edhe lëpizë dhe ta vendosni në një shkop. Këtë masë, në formë të bonboneve lirisht nga 3 apo 4 mund t'jua jepni fëmijëve. Ata që e kanë provuar këtë recetë thonë se kolla ndalet për 3 apo 4 ditë. 

(Kosova Sot Online)