Zbulohet bima, e cila shkatërron kancerin për 16 orë?

  • 14 August 2019 - 15:15
Zbulohet bima, e cila shkatërron kancerin për 16 orë?

Në bazë të studimit që është publikuar në "Life Science", derivati i bimës "Sweet wormwood" ( Artemisia annua L. - pelini i ëmbël) artemisinina, që është përdorur në mjekësinë kineze, mund të shkatërrojë rreth 98 për qind të qelizave të kancerit të gjirit për më pak se 16 orë. Nëse bima përdoret si e vetme, ajo mund të shkatërrojë rreth 28 për qind të qelizave të kancerit, por në kombinim me hekur "Sweet wormwood" ia ka dalë që të 'fshijë' pothuajse në tërësi kancerin. Artemisinina në të kaluarën ishte përdorur si ilaç kundër malaries, por tashmë është vërtetuar se është mjaft efikas kundër kancerit.

Kur ishte kombinuar me hekurin si mineral, atëherë të gjitha qelizat kancerogjene i kishte shkatërruar, por ajo që lë shpresa për këtë ilaç është se qelizat e 'mira' nuk i dëmton fare. Hekuri grumbullohet në qelizat kancerogjene me receptorë të posaçëm, që ju ndihmon në ndarjen e qelizave. Edhe qelizat normale po ashtu i kanë këta receptorë, por qelizat kancerogjene i kanë në sasi më të mëdha. 


(Kosova Sot Online)