10 të mirat shëndetësore të kanellës!

  • 14 August 2019 - 16:06
10 të mirat shëndetësore të kanellës!

Ja 10 të mirat e kanellës që mund t’ju mbushin mendjen ta përfshini në dietën tuaj ditore:

-Ul kolesterolin në gjak –Studimet kanë zbuluar se vetëm gjysmë luge kanellë në ditë ul nivelin e kolesterolit LDL në gjak.

-Rregullator i sheqerit të gjakut –Disa studime sugjerojnë se kanella mund të ketë një efekt rregullator në sheqerin e gjakut, duke e bërë veçanërisht të dobishëm për personat që vuajnë nga tipi 2 i diabetit.

-Ndihmues në infeksionet mykotike– Në disa studime, kanella ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të ndaluar infeksionet mykotike rezistente ndaj medikamenteve.

-Parandalues i kancerit –Në një studim të publikuar nga kërkues të Departamentit të Agrikulturës në Maryland, kanella zvogëloi avancimin e leuçemisë dhe qelizat kanceroze lymphoma.

-Anti-koagulimi –Ka një efekt antikoagulimi në gjak.

-Çlirues nga artriti –Në një studim në Universitetin e Copenhagen, pacientëve që u ishte dhënë gjysmë luge pluhur kanelle të kombinuar me një lugë mjaltë çdo mëngjes para buke kishin çlirim të menjëhershëm nga dhimbjet e artritit brenda një jave dhe mund të ecnin pa probleme brenda një muaji.

-Anti-Bakteriale –Kur iu shtohet ushqimeve, parandalon shumimin e baktereve dhe prishjen e ushqimeve, duke qenë një ruajtës ushqimor natyral.

-Shëndeti i trurit –Një studim zbuloi se thjesht aroma e kanellës krijon funksionim të shëndetshëm të trurit dhe aftëson memorien.

-Luftues i bakterit E.Coli –Kërkuesit e Universitetit Shtetëror të Kansasit zbuloi se kanella lufton bakteret E.Coli në lëngjet e papasterizuar.

-E pasur me lëndë ushqyese –Është një burim i jashtëzakonshëm mangani, fibrash, hekuri dhe kalciumi.

(Kosova Sot Online)