Kanella ndalon bakteret, forcon sistemin imun dhe është përplot me antioksidues

  • 15 August 2019 - 15:01
Kanella ndalon bakteret, forcon sistemin imun dhe është përplot me antioksidues

Mund ta shtoni në kafe, lëngje të pemëve, mjaltë, ëmbëlsira, drithëra apo diçka tjetër që e përdorni për çdo ditë. Nëse përdorni për çdo ditë mund ta forconi sistemin imun dhe ta mbroni organizmin tuaj, sidomos gjatë sezonit të gripit dhe ftohjeve. Kanella që moti është konsideruar si bimë e veçantë. Në mjekësi përdoret moti dhe lirisht mund ta quani edhe si vrasës të baktereve dhe antibiotik natyral. Për kanellën kanë ditur edhe romakët, egjiptianët, kinezët.

Edhe pse ekzistojnë qindra lloje të kanellës, më së shpeshti përdoret ajo prej Cejlonit. Me marrjen e vetëm gjysmë luge kanellë në ditë, personat që vuajnë nga diabeti mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak, sepse përbërësit e saj, katehina dhe epikatehina, aktivizojnë insulinën dhe veprojnë me të. Ekspertët, me ndihmën e shumë studimeve, edhe e kanë vërtetuar se kanella ulë nivelin e yndyrave dhe të kolesterolit të keq. Kanella është e pasur me mangan, hekur, kalcium, bakër dhe zink, por përmban edhe vitamina C, K, B6 dhe B2.

(Kosova Sot Online)