Pesë simptoma kryesore, që keni veshka të dëmtuara

  • 15 August 2019 - 18:45
Pesë simptoma kryesore, që keni veshka të dëmtuara

Dëmtimi i veshkave shpesh kalon pa u hetuar, prandaj duhet pasur kujdes sa s'është bërë vonë. Ja disa nga simptomat kryesore, që tregojnë për dëmtim të veshkave.

Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës - konsiderohet njëri ndër simptomat më të shpeshta të sëmundjes së veshkave. Mund të paraqitet vetëm në njërën anë.

Ekzantema, tharja, apo kruarja e lëkurës - është po ashtu simptomë standarde që tregon se diçka nuk është në rregull me veshkat.

Ndryshimet në urinim - veshkat krijojnë dhe nxjerrin jashtë urinën. Për këtë shkak, gjatë sëmundjes së veshkave, mund të vijë deri te ndryshimet në urinë, si urina me shkumë, urina me gjak, shpeshtimi i urinimit gjatë natës, apo rrallimi i urinimit, etj.

Ënjtjet në pjesë të ndryshme të trupit - dëmtimi i veshkave çon deri te grumbullimi i ujit në organizëm, gjë që shihet në ënjtjen e fytyrës, këmbëve, duarve, shputave, etj.

Lodhja dhe plogështia - veshkat e dëmtuara prodhojnë më pak eritropoetinë, i cili është një hormon që ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Me këtë rast vjen deri te mungesa e oksigjenit dhe paraqitja e lodhjes.  

(Kosova Sot Online)