Vitaminat për shikim më të mirë dhe sy të shëndetshëm

  • 16 August 2019 - 09:05
Vitaminat për shikim më të mirë dhe sy të shëndetshëm

Kjo është vetëm një nga arsyet pse në ushqim duhet shtuar pemë dhe perime të freskëta, pastaj mish peshku, që po ashtu përmban komponentë të dobishëm për shëndetin e syve .

VITAMINA A Karotat janë të pasura me vitamina A, vitaminë kjo e cila është kyçe në parandalimin e shumë sëmundjeve që ndërlidhen me sytë dhe shikimin në përgjithësi. Mungesa e vitaminave A po ashtu ndikon që sytë tuaj të thahen, të keni kapakë të ënjtur të syve, infeksione të shpeshta të retinës. Të gjitha këto mund të sjellin verbërinë.

VITAMINA C Vitamina C është përbërës për ushqim të shëndetshëm dhe të gjithë suplementeve për sy. Ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve të syve, si katarakta. Vitaminën C e hasim në agrume, spinaq dhe në frutat e malit. Trupi i njeriut nuk mundet ta ushqejë vitaminën C, kështu që ajo nuk qëndron edhe gjatë në trupin e njeriut.

VITAMINA E Vitamina E ndihmon në parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktën, si dhe mbron shëndetin e syve. Këtë vitaminë e hasim në ushqimet me lëvore të fortë, fara të lulediellit.

(Kosova Sot Online)