Përdorimi i shumë pajisjeve përnjëherë e tkurr trurin

  • 16 August 2019 - 11:23
Përdorimi i shumë pajisjeve përnjëherë e tkurr trurin

Nëse jeni duke dërguar një porosi të shkruar në telefon dhe jeni duke shikuar televizorin apo jeni duke dëgjuar radion, ndoshta do të dëshironi të ndaleni dhe t'jua jepni gjithë vëmendjen e duhur. Shumë detyra apo obligime përnjëherë e tkurrin trurin, sugjerojnë ekspertët.

Një studim ka zbuluar se femra apo mashkulli që frekuenton apo përdor lloje të ndryshme të teknologjisë përnjëherë ka ind më të zvogëluar të trurit në pjesën kyçe të trurit. Studiuesit nga universiteti "Sussex" pohojnë: 'Përdorimi i telefonave mobilë, laptopëve dhe pajisjeve të tjera do të mund të ndikonte në ndryshimin e strukturës së trurit tonë'. 

Për fat të keq, që edhe brengos, ky fakt është se truri që tkurret është i përfshirë në procesin e emocioneve. Zbulimet i kanë ndërlidhur obligimet apo detyrat e shumta me mungesë të vëmendjes, depresion, ankthe dhe nota të dobëta në shkollë.

 

(Kosova Sot Online)