Hani këto ushqime, që zvogëlojnë rrezikun për kancer të mushkërive

  • 16 gusht 2019 - 19:27
Hani këto ushqime, që zvogëlojnë rrezikun për kancer të mushkërive

Tradicionalisht i njohur si preparat që shpëlanë fytin dhe duart, po ashtu parandalon edhe kancerin e mushkërive. Derisa me dy mendje mendoni ta lini duhanin apo thjesht nuk jeni të gatshëm ta ndërmerrni një hap si ky, bëjeni së paku për shëndetin tuaj edhe këtë: konsumoni ushqimet që pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke pakësuar gjasat që të prekeni nga kanceri i mushkërive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Misri i ëmbël

Pikërisht ky lloj i misrit konsiderohet të jetë një mbrojtës i mushkërive nga kanceri, sepse është një antioksidues i fortë. Pra, hani llojin e misrit të ëmbël, për të cilin jeni të sigurt se është i këtij lloji, sepse nëpër tregje dhe shitore mund t’ju mashtrojnë.

Qepa

Edhe qepa e kuqe dhe hudhra posedojnë efekt kundër kancerit. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve, largimin e infeksioneve dhe baktereve. Jo rrallëherë potencohet se parandalon rritjen e qelizave të reja kancerogjene.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një bimë e fuqishme për largimin e helmeve nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga xhenxhefili, në mënyrë që ta lehtësoni frymëmarrjen tuaj, si dhe do t’i pastrojë rrugët e frymëmarrjes, por edhe mund ta konsumoni ndonjë pjesë të xhenxhefilit si desert. 

Portokajtë

Janë të pasur me vitamina dhe janë ëmbëlsirë e këndshme, posedojnë kriptoksantin, i cili në mënyrë parandaluese ndikon kundër kancerit të mushkërive.

Hithrat

Hithrat janë të pasura me hekur dhe ndikojnë si antibakteriale.

Çaji nga halat e pishave

Tradicionalisht njihen se pastrojnë fytin po edhe pastrimin e duarve. Ky çaj njihet edhe për efektin e vet kundër kancerit të mushkërive. 

(Kosova Sot Online)