Cilat janë vetitë shëruese të lulelakrës?

  • 17 August 2019 - 08:38
Cilat janë vetitë shëruese të lulelakrës?

Ndoshta edhe mund të keni dëgjuar se ushqimet me ngjyrë posedojnë vlerat ë të larta ushqyese. Lulelakra, nga natyra është e pasur me fibra dhe me vitamina B. Lulelakra po ashtu është mjaft e pasur me antioksidues dhe fitonutriente, që mbrojnë organizmin e njeriut kundër kancerit, humbjes së peshës, si dhe mbrojnë shëndetin e trurit. Madje, lulelakra radhitet në pozitën e 20-të, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe fitonutriente.

VLERAT USHQYESE TË LULELAKRËS Në bazë të të dhënave, një enë e rrafshët me 107 gramë lulelakër, përmban rreth 27 kalori, 2 gramë proteina, 0.3 gram yndyrë dhe 5 gramë karbohidrate (përfshirë këtu 2.1 gramë fibra dhe 2 gramë sheqer). Nëse e konsumoni lulelakrën, atëherë do të furnizoheni me 77 për qind të nevojave ditore me vitamina C, 20 për qind me vitamina K, 10 për qind apo edhe më shumë me vitamina B-6, si dhe sasi të vogla me tiaminë, riboflavinë, niacinë, kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe mangan. Konsumimi i lulelakrës zvogëlon rrezikun nga kanceri, ndihmon tretjen, përmirëson kujtesën, redukton sëmundjet kronike dhe forcon eshtrat. 

(Kosova Sot Online)