Jeni të lodhur dhe pa vullnet? Hani gështenja!

  • 17 August 2019 - 08:40
Jeni të lodhur dhe pa vullnet? Hani gështenja!

F rutat e gështenjës manifestojnë çdo sezon vjeshtor. Janë burim i mirë për vitamina C, kalcium dhe fosfor. Nëse ju mundon lodhja dhe disponimi jo i mirë, ziejini apo piqini gështenjat! Gështenjat posedojnë më së paku yndyrë, në krahasim me frutat e tjerë me lëvore të fortë, por edhe më shumë niseshte, që e bën vështirë të tretshme .

GËSHTENJA ËSHTË ËMBËLSIRA E VJESHTËS

Konsumimi i gështenjave u shkon për shtati personave që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Janë të preferueshme për të gjithë ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën e tyre, personat anemik, sportistët, e madje edhe për ata që vuajnë nga kapsllëku. Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

VLERA USHQYESE E GËSHTENJËS (100 GRAMË) Vitamina B: 22 mg Riboflavinë: 22 mg Niacinë: 6 mg Kalcium: 27mg Hekur: 3.8 mg Fosfor: 373 mg Yndyrë: 4.1 mg Proteina: 2.9 mg Kalori: 377 mg.

Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë/dimër. Dallojnë nga frutat e tjera me lëvore të fortë, pasi që kanë pak yndyrë dhe shumë niseshte. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, por edhe të gatuara, si dhe mund t'i shtoni në supë dhe gjella. 

(Kosova Sot Online)