Ekspertët zbulojnë: Vera është më e shendetshme se ushtrimet

  • 17 August 2019 - 10:59
Ekspertët zbulojnë: Vera është më e shendetshme se ushtrimet

Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë adhuruesit e verës. Ekspertët nga universiteti në Kanada kanë zbuluar se si vera e zezë, arrat dhe rrushi përmbajnë substancën resveratrol, polifenol ky i cili përmirëson funksionimin e zemrës, muskujve dhe eshtrave. Resveratroli gjatë testimeve te brejtësit ishte treguar si antioksidues i fortë, e ekspertët tashmë planifikojnë ta provojnë edhe te personat që vuajnë nga diabeti. Rezultatet pozitive pohojnë se vera e zezë ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës ngjashëm sikurse shkuarja në palestër. 

Duhet kujtuar po ashtu se efekti pozitiv i verës më së shumti vjen pas një gote të konsumuar në mbrëmje. 

Vera e zezë, pos se përmirëson shëndetin e zemrës, po ashtu ul nivelin e kolesterolit të keq, parandalon krijimin e droçkave dhe zvogëlon rrezikun për diabet, kancerin në zorrë të trashë dhe demencë.

 

(Kosova Sot Online)