Ngjizja me më pak se mjë vit pas lindjes, apo më shumë se pesë vjet më tej, mund ta rrezikojë foshnjën me autizëm

  • 17 August 2019 - 11:05
Ngjizja me më pak se mjë vit pas lindjes, apo më shumë se pesë vjet më tej, mund ta rrezikojë foshnjën me autizëm

Foshnjat e ngjizura në më pak se një vit pas lindjes së vëllait të tyre, sipas hulumtimit më të fundit, janë më të prira për t'i diagnostikuar me autizëm. Rreziku i të qenit të diagnostikuar me autizëm ishte për një herë e gjysmë më i lartë nëse prindërit kishin një ngjizje pa kaluar një vit i plotë që nga foshnja e tyre e fundit, sesa kur ngjizja kishte ndodhur më vonë, theksojnë studiuesit. Periudha më e mirë kohore për ngjizje ishte midis dy dhe pesë viteve pas fëmijës së parë, periudhë kjo kur nuk kishte ndonjë rrezik shtesë. 

Studimi përkrah hulumtimin e tij paraprak që kishin gjetur një lidhje midis ngjizjes shumë pranë me lindjen e një fëmije tjetër dhe diagnostikimit me autizëm. Studimet paraprake kanë treguar se gratë me dy shtatzëni, jo larg njëra tjetrës, janë të rrezikuara nga lindja e parakohshme si dhe të lindin foshnjë me peshë tepër të vogël.

 

(Kosova Sot Online)