I shëndetshëm dhe i shijshëm: Vaji i çuditshëm i avokados

  • 17 August 2019 - 18:06
I shëndetshëm dhe i shijshëm: Vaji i çuditshëm i avokados

Vaji i avokados është shumë i vlerësuar, sepse është i shëndetshëm dhe i shijshëm. Në ushqim përdoret i freskët në sallata, por edhe për zierje dhe pjekje. Shkaku i përbërjes së trashë, aplikohet sasi më e vogël se sa e vajit të ullirit, lulediellit apo llojeve të tjera të vajit. Mirëpo, më së shumti vlerësohet edhe në kozmetikë, sepse ka përbërës të fortë antibakterial, shëron lëkurën dhe është bazë ideale për trajtimin e plagëve dhe akneve.

Ndihmon te dermatiti, zbut të kruarat që vijnë si pasojë përcjellëse e ekzemës dhe psoriazës. Po ashtu, vaji i avokados posedon sasi të hatashme për të rigjallëruar dhe për ta ripërtërirë lëkurën, pasi përmban sasi të madhe me aminoacide që parandalojnë tharjen e saj dhe ruajnë elasticitetin e lëkurës. Po ashtu, e nxit metabolizmin e kolagjenit dhe shton praninë me vitaminën E, e cila me efikasitet parandalon veprimin e dëmshëm të radikalëve të lirë. 

(Kosova Sot Online)