Manxurana, për relaksim dhe tretje më të mirë

  • 18 August 2019 - 08:34
Manxurana, për relaksim dhe tretje më të mirë

Për relaksimin e tërë trupit, mjaftojnë dhjetë pika të vajit eterik, t'i qitni në vaskën me ujë të ngrohtë dhe të lejoni që të veprojë manxurana. Për manxuranën (Origanum maiorana) thuhet se paraqet simbol të kënaqësisë dhe lumturisë.

Edhe pse ajo ngjan me rigonin, gjë që shihet edhe te emri latin, manxurana ka një aromë krejtësisht tjetër dhe shumë më intensive. Manxurana mund të përdoret si e freskët, apo e thatë. Në formë të freskët shtohet në ushqime në fund të zierjes, meqë është e ndjeshme ndaj nxehtësisë, ku i humb vetitë aromatike. Në formë të tharë, ajo ka aromë më të fortë, prandaj mund të shtohet edhe gjatë zierjes. 

Manxurana iu jep aromë të veçantë mishit, sallatave, picave, gullashit, supave dhe të gjitha gjellëve të tjera, që kërkojnë një aromë më të fortë. Ajo e përmirëson tretjen, por e largon edhe shqetësimin, nervozizmin dhe pagjumësinë.

 

(Kosova Sot Online)