Produktet e qumështit, të dobishme, apo të dëmshme?

  • 18 August 2019 - 08:41
Produktet e qumështit, të dobishme, apo të dëmshme?

Një studim i ri thotë se konsumimi i përditshëm i produkteve të qumështit mund ta zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet metabolike, sikur që janë obeziteti dhe tipi II i diabetit. Studimi i bërë nga Qendra kërkimore "CHU de Québec" dhe Universiteti "Laval" ka studiuar sesi shprehitë e përgjithshme ushqimore, sikur edhe konsumimi i produkteve të qumështit mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm metabolik.

Ky studim vetëm sa i shtohet literaturës që demonstron efektet pozitive shëndetësore, që shkaktohen nga konsumimi i lartë i produkteve të qumështit. Megjithatë, ky studim bie ndesh me shumë studime të tjera, të cilat thonë se produktet e qumështit (bulmeti) mund të shkaktojnë procese inflamatore kronike, duke iu paraprirë kështu shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe kancerin. Na mbetet që të konsumojmë produkte të qumështit, por me masë.

 

(Kosova Sot Online)