Pastroni zorrët nga helmet!

  • 18 August 2019 - 15:10
Pastroni zorrët nga helmet!

Njeriu mund të ketë deri në 15 kg helme në zorrët e tij

Për 70 vjet, nëpër zorrët tona kalojnë 100 tonelata ushqime dhe 40.000 litra lëngje, gjë që çon deri te shtresimi në bark i 15 kileve shtresime të fekaleve, të cilat e helmojnë gjakun dhe e dëmtojnë rëndë organizmin. Se zorrët me të vërtetë janë të "ndyta", dëshmojnë edhe kapsllëqet e shpeshta, çrregullimi i metabolizmit, diabeti, pesha e tepërt, apo e vogël, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, çrregullimet e dëgjimit dhe shikimit, gjendja e keqe e lëkurës dhe thonjve, si dhe sëmundjet e tjera, duke filluar nga artriti, e deri te kanceri.

PASTRIMI KLASIK DHE AI I RI I ZORRËVE

Me anë të pastrimit klasik të zorrëve, në fakt mund të pastrohet vetëm një pjesë e vogël e zorrës së trashë, respektivisht 40 deri 50 centimetra, kurse procesi i pastrimit të zorrëve me anë të një aparature speciale është i shtrenjtë, zgjat tepër dhe mund të ketë dëmtime të mikroflorës bakteriale të zorrëve. Konsumimi i një deri tri lugëve të miellit të bërë nga farat e lirit, është në gjendje që, brenda tri javëve, t'i pastrojë në tërësi zorrët e holla dhe të trasha nga mukusi shumëvjeçar, nga shtresimet e fekaleve, parazitët, etj., duke ruajtur në të njëjtën kohë të paprekur mikroflorën e zorrëve. Kjo metodë mundëson një normalizim të shpejtë të peshës dhe djegien e shtresave të dhjamit. Ka ndikim pozitiv në rregullimin e metabolizmit të lipoideve. Mielli i farave të lirit mund të absorbojë dhe t'i eliminojë helmet nga organizmi, duke e zvogëluar edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Ky ilaç mund t'ju ndihmojë nëse keni gastrit, kolit, të thatë në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundje të traktit urinar, cistit, pielonefrit, peshë të tepërt, apo çrregullim të metabolizmit.

NË VEND TË KAFJALLIT, PËR TRI JAVË KONSUMOJENI KËTË PËRZIERJE:

Java e parë: Një lugë miell të lirit, të përzier me 100 ml kefir. Java e dytë: Dy lugë miell të lirit, të përzier me 100 mililitra kefir. Java e tretë: Tri lugë miell të lirit, të përzier me 150 mililitra kefir. Nëse nuk mund të gjeni miell të lirit për të blerë, atëherë blini farat e lirit dhe bluani imtë. Mos bëni rezerva, meqë mielli duhet të jetë i freskët. Më së miri është që mielli të bluhet në mëngjes. Gjithsesi pini së paku dy litra ujë në ditë. Pastrimi i zorrëve në këtë mënyrë mund të bëhet një herë në vit. 

(Kosova Sot Online)