Sa orë gjumë na mjaftojnë?

  • 19 August 2019 - 08:21
Sa orë gjumë na mjaftojnë?

E kzistojnë disa llogaritje që përcaktojnë nevojën mesatare për gjumë sipas grupmoshave. Më poshtë ju shfaqim tabelën se sa gjumë u sugjerohet fëmijëve e sa personave të rritur

TË PORSALINDURIT:

0 - 1 muaj: 10.5 - 18 orë 2 - 12 muaj: 14 - 15 orë

FËMIJËT: 12 - 18 muaj: 13 - 15 orë 18 muaj deri 3 vjeç: 12 - 14 orë 3 - 5 vjeç: 11 - 13 orë 5 - 12 vjeç: 9 deri 11 orë.

ADOLESHENTËT: 8.5 deri 9.5 orë

TË RRITURIT: 7 deri 9 orë.

Personat, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje apo kanë sistem të dobët imun, kanë nevojë të flenë më gjatë në krahasim me personat e shëndetshëm, të cilët ushqehen mirë dhe kanë imunitet të fortë.

Në kalkulimin tuaj personal, duhet të përfshini edhe sasinë e stresit me të cilën ballafaqoheni përditë, pastaj orarin e punës, sepse nuk është e njëjtë sikur punoni me ndërrime apo çdo ditë shkoni në shtrat dhe zgjoheni në të njëjtën kohë. Hulumtimet kanë treguar se nevoja për gjumë ndryshon sipas shprehive, si dhe trashëgimisë së gjeneve të individëve të caktuar.

Shifra nga 7 deri 9 orë vlen për personat që flenë rregullisht dhe nuk i kanë "borxh" gjumit. Për shembull, ndoshta ju nevojiten 7 deri 9 orë gjumë, por nëse nuk keni bërë gjumë të rehatshëm për disa natë rresht, borxhi ndaj gjumit akumulohet dhe trupi e mban mend, prandaj do të ndiheni të përgjumur edhe nëse keni fjetur midis 7 deri 9 orë.

(Kosova Sot Online)