Sulmi në zemër mund të parandalohet

  • 19 August 2019 - 09:24
Sulmi në zemër mund të parandalohet

Vitamina D, të cilën trupi i njeriut e prodhon falë dritës së diellit, ndërlidhet me shëndetin e mirë të zemrës. Në vijim ju sjellim disa këshilla, me të cilat mund ta parandaloni sulmin në zemër. Shumë studime e kanë vërtetuar se personat që më pak i ekspozohen diellit, kishin shtypje të lartë të gjakut. 

Vitamina D, të cilën trupi e prodhon falë rrezeve të diellit, ndërlidhet me shëndet më të mirë të zemrës. Prandaj, çdo ditë shëtisni nga 20 minuta. Ushtrimet në ambient të hapur mund të kenë efekt më të mirë në shëndetin tuaj, në krahasim me ushtrimet në ambient të mbyllur. Me studimin e 11 hulumtimeve është vërtetuar se njerëzit, që kanë ushtruar jashtë, kishin më shumë energji dhe kishin treguar më pak shenja zemërimi, tensioni dhe depresioni.

 

(Kosova Sot Online)