Ushqimet që zbusin stresin

  • 19 August 2019 - 09:52
Ushqimet që zbusin stresin

Çokollata e zezë - ndihmon në zbutjen e tensionimit dhe në mënyrë natyrale përmirëson disponimin. Mbani mend, kjo vlen për çokollatën e zezë, prandaj zgjidhni çokollatën me përqindje të lartë të kakaos. Bademi - është i pasur me vitamina B dhe E, të cilët do t'ju ndihmojnë ta forconi imunitetin në kohë dhe periudha stresuese. Yndyrat e shëndetshme - avokado është burim i shkëlqyeshëm me yndyra të shëndetshme. Pos avokados, yndyra të shëndetshme gjenden edhe në vajin e peshkut dhe të ullirit. 

Sheqeri - trupi i njeriut ka nevojë për sheqer, por sheqer të shëndetshëm. Hani pemë të thara dhe të freskëta, po ashtu dhe mjaltë, pasi forcon sistemin imun. Perimet e gjelbra - spinaqi, lakra jeshile, brokoli janë përplot me vitamina dhe minerale, si acid folik dhe magnez. Këto minerale janë të rëndësishme për zbutjen e tensionit emocional dhe stresit.

 

(Kosova Sot Online)