Ushqimet natyrale që ju lirojnë nga dhimbjet

  • 19 gusht 2019 - 15:08
Ushqimet natyrale që ju lirojnë nga dhimbjet

Pa marrë parasysh se jeni të lodhur nga puna, apo porsa jeni shëruar nga një e ftohur, apo jeni zgjuar nga një gjumë jo i mirë, hulumtuesit sugjerojnë se ushqime të caktuara mund të ofrojnë ndihmë po aq sa edhe disa pilula kundër dhimbjeve. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet natyrale që luftojnë dhimbjet tuaja

KAFEJA

Nëse jeni adhurues i madh i kafesë, ky është një lajm i mirë për ju. Jo vetëm se ka sukses t'ju kthjellë nga gjumi, por gjithashtu edhe trupi përfiton prej saj. Studimet pohojnë se kafeina redukton dhimbjet te njerëzit që kanë lënduar muskujt gjatë ushtrimeve.

XHENXHEFILI

Nëse pyesim gjyshet tona, ato thonë se xhenxhefili shëron pothuajse gjithçka. Në fakt, gjithmonë do të duhej që të konsumoni çaj xhenxhefili para se të shkoni në shtrat. Nëse shikojmë disa studime, del se gjyshet tona kanë të drejtë. Kjo rrënjë çudibërëse lufton sëmundjet e përziera e po ashtu edhe dhimbjen me përbërësit e saj kundërinflamator që posedon.

SALMONI

Jo vetëm se ky superushqim është përplot me shije dhe proteina, por përmban edhe shumë aminoacide Omega 3, për të cilat është vërtetuar se reduktojnë dhimbjet që i shkakton artriti. 

(Kosova Sot Online)