Këto ushqime kurrsesi të mos i hani për kafjall

  • 19 August 2019 - 15:12
Këto ushqime kurrsesi të mos i hani për kafjall

"Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës", sa herë e kemi dëgjuar këtë? Por, nganjëherë bëni mirë ta tejkaloni, nëse këto ushqime të cilat i cekim më poshtë i posedoni në kuzhinën tuaj

PETULLAT

Petullat janë një ushqim që nuk do të duhej ta konsumoni për kafjall. Në vend të saj, është shumë më e shëndetshme të përgatisni drithëra, bukë të thekur dhe jogurt me pak yndyrë, apo omëletë me të bardhët e vezës.

KAFE ME SHUMË SHEQER

Kafeja për shumicën e njerëzve është e domosdoshme ta fillojnë ditën, por shtesat tjera si shllag, ajkë për kafe dhe shumë sheqer janë një bombë kalorike.

PIJET ALKOOLIKE

Kjo kurrsesi nuk duhet të gjendet fare në organizmin tuaj. Pos se është e dëmshme, trupi nuk do të marrë materiet e nevojshme ushqyese. Shmangeni.

USHQIMI I YNDYRSHËM

Ushqimi i shëndetshëm kurrë nuk është zgjidhja më e mirë, sepse është e rëndë për lukthin e sidomos ka shumë kalori. Provoni ta shmangni aq sa mundeni, e sidomos në mëngje.


(Kosova Sot Online)