Ja sa e shëndetshme është buka e zezë

  • 19 gusht 2019 - 15:45
Ja sa e shëndetshme është buka e zezë

Buka e zezë me fara e bërë nga mielli i grurit të plotë ose thekrës, të bluara në mulli gruri apo edhe përzierjen e thekrës dhe grurit janë bukët me vlerat ushqyese më superiore.

Buka e gatuar me miell gruri apo thekre dhe me fara është shumë e mirë për aparatin tretës. Gjithashtu këto bukë edhe përmbajnë fibra dhe acide lyrore, të cilat janë shumë të shëndetshme për organizimin.

Kjo lloj bukë mbron organizmin nga një llojllojshmëri sëmundjesh si kancerin, yndyrën në gjak, diabetin, infarktin, dëmtimet e zorrës së trashë etj.

Materiet përbërëse të kësaj buke janë kalciumi, hekuri, acidi folik, vitamina B si dhe sasi të madhe të magnezit, i cili është i domosdoshëm për metabolizmin. Gjithashtu, kjo bukë përdoret shumë edhe për dieta, sidomos preferohet të konsumohet për mëngjes.

(Kosova Sot Online)