Te hemorroidet ndihmon banja e ngrohtë

  • 20 August 2019 - 15:08
Te hemorroidet ndihmon banja e ngrohtë

Secili së paku një herë në jetë ka pasur telashe me hemorroidet dhe shumica e dinë se në çfarë mundime ndihen me rastin e shkuarjes në tualet. Nuk është ngushëllim, por çdo i dyti person, më i vjetër se 50 vjeç, vuan nga hemorroidet. Nga hemorroidet vuajnë gratë shtatzëna, personat me mbipeshë dhe ata joaktivë, si dhe ata që nuk i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit të papërpunuar. Simptomat janë gjakderdhja që nuk shkakton dhimbje e me rastin e tërheqjes së zorrës shkaktohen edhe të kruara.

Te hemorroidet e brendshme mund ta vëreni një shenjë të vogël të gjakut pas pastrimit, por shumë problem më i madh është kur hemorroidet e brendshme bien nga anusi, atëherë e gjithë hapësira dhemb, djeg dhe është shumë e ndjeshme. Shkaktar i hemorroideve në shumicën rasteve është kapsllëku, duke shtuar presionin në enët e gjakut. Kapsllëku po ashtu përkeqëson gjendjen e hemorroideve të pranishme, sepse zorra e trashë dhe anusi janë nën presion.

Parandalimi i hemorroideve zakonisht: Në mënyrë që në fund të mos keni nevojë për operacion, më së miri është që t'i kushtoni kujdes ushqimit, por gjithsesi se një nga ndihmat që pakëson dhimbjet është një banjë e ngrohtë. 

(Kosova Sot Online)