A me të vërtetë ju trash buka? Përgjigja mund t'ju befasojë

  • 21 August 2019 - 15:01
A me të vërtetë ju trash buka? Përgjigja mund t'ju befasojë

Kjo është një pyetje shumë e vjetër, për të cilën shumica e grave vdesin për ta ditur përgjigjen…nëse me të vërtetë konsumimi i bukës trashë. Me sa duket, femrat australiane kanë zgjedhur t'i besojnë asaj që kanë dëgjuar, apo të themi t'u besojnë miteve rreth konsumimit të bukës në dietën e tyre të përditshme. Studimi më i fundit tregon se 43 për qind e femrave shmangin konsumimin e bukës kur provojnë të humbin në peshë, 20 për qind ndihen fajtore pse kanë konsumuar bukën, përderisa më shumë se gjysma e femrave bukën e shohin në një kategori konfuze.

Në studim kishin marrë pjesë më shumë se 1.000 femra, midis moshës 25 dhe 65, me të vetmin qëllim që të largohen disa nga mitet që kanë të bëjnë me bukën dhe të ndryshohen qëndrimet që kanë rreth ngrënies së bukës. Dikur buka shihej si pjesë e shëndetshme e ushqimit, ndërsa këtyre ditëve ka pësuar rënie, duke u fajësuar se na shton peshë, nxit fryrje në stomak, përderisa gluteni që gjendet në bukë shihet si "dele e zezë'. Ekspertët pohojnë se shmangia e bukës nga femrat sidomos është një gabim i madh dhe dietat pa gluten mund të jenë të rrezikshme në rritjen e nivelit të sheqerit. 
(Kosova Sot Online)