7 arsye të mira për ta konsumuar lulelakrën

  • 22 August 2019 - 08:10
7 arsye të mira për ta konsumuar lulelakrën

Nëse kjo perime nuk është aq shpesh në tavolinën tuaj të bukës, atëherë do të duhej ta ndryshonit këtë shprehi

1. Lulelakra është perime e cila nuk përmban yndyrë dhe natrium. Me konsumimin e rregullt të saj zvogëlohet rreziku nga shfaqja e kancerit.

2. Kjo perime përmban vitaminat B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9, minerale dhe fitokemikate të dobishme. Është burim i mirë me fibra, proteina, fosfor, kalium dhe posedon sasi të lartë me vitamina C.

3. Lulelakra përmban kalium, mineral ky i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e eshtrave dhe muskujve.

4. Pos kësaj, në këtë perime gjenden substancat që parandalojnë zhvillimin e qelizave të kancerit.

5. Konsumimi i rregullt i lulelakrës parandalon dëmtimin e organizmit gjatë veprimit të radikalëve të lirë, sepse përmban antioksidues të fortë.

6. Lulelakra ndikon mirë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kancerit.

7. 'Në lulelakër gjenden edhe shumë vitamina K si dhe aminoacide Omega 3, që zvogëlojnë infeksionet. Me konsumimin e rregullt të lulelakrës zvogëlohet rreziku për t'u prekur artriti, mbipesha dhe diabeti. 

(Kosova Sot Online)