Ilaçi magjik kundër kancerit vjen pas dhjetë viteve

  • 22 August 2019 - 10:29
Ilaçi magjik kundër kancerit vjen pas dhjetë viteve

Ilaçi magjik i cili do të mund ta luftonte sëmundjen e Alzhaimer-it, diabetin dhe kancerin, do të mund të zhvillohet në dhjetë vitet e ardhshme, falë zbulimit të mahnitshëm. Universiteti Mbretëror në Londër ka zbuluar si ta përjashtojë enzimën që gjendet pas shumë sëmundjeve të pashërueshme. 

Enzima e ashtuquajtur "NMT" bën ndryshimet te proteinat që parandalojnë vdekjen e qelizave të dëmtuara. Më pas ato shkaktojnë shumëzimin e tyre, duke shkaktuar kancerin. Kjo enzimë po ashtu mund të jetë përgjegjës për terapinë rezistente në kimioterapi, e njihet se ndërlidhet edhe me sëmundjen e Alzhaimer-it.

(Kosova Sot Online)