Shërojeni urdhjen me ndihmën e ilaçit natyral

  • 22 August 2019 - 10:30
Shërojeni urdhjen me ndihmën e ilaçit natyral

Urdhja në rastet më të shpeshta shfaqet në buzë dhe përreth tyre. Në vijim ju paraqesim ilaçin natyral i cili shumë shpejt shëron urdhjen. Merrni thelbin e hudhrës, e copëtoni imët dhe e vendosni në urdhje. E lini të qëndrojë ashtu për 10 minuta, e më pas e largoni dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë. Këtë mënyrë e përsëritni pesë herë në një afat prej 12 orë, ndërsa urdhja do të zhduket. Nëse bëhet fjalë për urdhje më të madhe, këtë mënyrë e përsërisni edhe të nesërmen. 

Hudhra shton aftësinë mbrojtëse të organizmit. Është e pasur me shumë minerale si kalcium, sulfur, fosfor dhe hekur. Përmban edhe vaj eterik dhe vitamina, kështu që konsiderohet si antibiotik natyral. Disa hulumtime kanë vërtetuar se hudhra posedon përbërës që lufton tumoret. Pos kësaj, hudhra është luftëtar i shkëlqyeshëm në luftimin e shtypjes së lartë të gjakut, shëron arterosklerozën, diabetin, sëmundjet e zemrës, reumën, dhimbjet e kokës, zbut stresin, lodhjen, bronkitisin, kollën kronike, astmën, ndihmon te pastrimi i zorrëve dhe përmirëson qarkullimin duke parandaluar trombozën.

(Kosova Sot Online)