Përgatiteni vetë kremin shtëpiak kundër dhimbjes së nyjave

  • 22 August 2019 - 15:06
Përgatiteni vetë kremin shtëpiak kundër dhimbjes së nyjave

Për të gjithë ne mirë janë të njohura dhimbjet që i pësojmë në nyja. Zakonisht dhimbjen e ndiejmë në gjunjë, shpinë, bërryla. Ndihemi të thyer. Arsye mund të ketë shumë - trauma, ngarkesat, thyerjet, artriti, reuma...

RECETA PËR KREMIN KUNDËR DHIMBJEVE TË NYJAVE

Mjaltë, mustardë (më i miri është ai pikant), kripë dhe sodë. Prej të gjithëve merrni nga një lugë të vogël. Krejt i përzieni deri në një masë homogjene. E vendoni në një kuti të zbrazët. Ky do të jetë kremi juaj shpëtimtar.

PËRDORIMI:

Vendin e dhimbjes e lyeni me krem dhe më pas e mbështillni këmbën në mënyrë që vendi të qëndrojë i ngrohtë. Në këtë mënyrë e mbani nga 1.5 deri në 2 orë. Procedurën më së miri është ta bëni para gjumit, e në mëngjes e shpëlani këmbën. Mos e kufizoni përdorimin në vetëm një tretman. Përsëriteni 4-5 ditë pandërprerë. Efektin do ta ndjeni pas procedurës së parë. Kremin ruajeni në frigorifer. Kremin mund ta përdorni edhe kundër dhimbjeve të kokës.


(Kosova Sot Online)