Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër kollës

  • 22 August 2019 - 15:13
Ky është ilaçi më i mirë natyral kundër kollës

Kolla është shumë e shpeshtë dhe e pranishme gjatë kësaj periudhe kohore, por ekziston ilaçi i cili fshihet në shtëpinë tuaj. Kuptojeni se si përmes shurupit të natyrës mund të kënaqeni dhe ta mposhtni kollën

PËRBËRËSIT:

• 6 gjethe të dafinës • 2,5 dcl ujë • 6 lugë sheqer (më mirë ta përdorni sheqerin e vrugtë) • 1 limon

PËRGATITJA:

Ujin e zieni në enë. Shtoni dafinën dhe i zieni së bashku 6 - 10 minuta. Largoni gjethet e dafinës, e në enë shtoni edhe sheqerin dhe shtrydhni limonin. Gjithçka përzieni mirë dhe prisni që sheqeri të shkrihet. Merrni nga një lugë disa herë në ditë. Ditën e parë mund ta merrni nga një lugë sa herë që shfaqet kolla intensive.

VËREJTJE:

Shurupin mund ta ruani në frigorifer për disa ditë. Mund ta pini të ngrohtë dhe të ftohtë. Nëse keni edhe simptoma të tjera të ftohjes, pas shurupit do të ishte mirë të merrni një rriskë limon, ta qëroni dhe ta përtypni. Është shumë efektiv në largimin e kollës së thatë.


(Kosova Sot Online)