Lëngu për jetëgjatësi

  • 23 August 2019 - 08:29
Lëngu për jetëgjatësi

L ëngu nga karotat, mollët, limoni dhe xhenxhefili konsiderohet të jetë lëngu i jetëgjatësisë

PSE?

Karota përmirëson shikimin, ka efekt kundër kancerit, lëkurën e bën më të shëndetshme dhe më të re. Është e mirë për zemër, pastron trupin dhe është e mirë për shëndetin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Mollët forcojnë sistemin imun, ndihmojnë në humbjen në peshë, stimulojnë punën e veshkave, mëlçisë, mbrojnë nga sëmundjet e gojës, stimulojnë tretjen, mbrojnë zemrën dhe luftojnë stresin, si dhe ndikojnë mirë te pagjumësia dhe lodhja. Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, është antioksidues natyral, parandalon gripin, ftohjen dhe shumë lloje të infeksioneve, ndihmon tretjen, normalizon punën e zorrëve, ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë.

Xhenxhefili zbut dhimbjet e lukthit dhe fryrjet, zbut kollën dhe lehtëson pezmatimet në fyt, mundimet në mëngjes, ndihmon te artriti, parandalon ngërçet dhe ndikon si parandalues në shfaqjen e droçkave.

(Kosova Sot Online)