Konsumimi i hershëm i antibiotikëve shkakton mbipeshë

  • 24 August 2019 - 08:57
Konsumimi i hershëm i antibiotikëve shkakton mbipeshë

Nëse fëmijës tuaj, pa i mbushur dy vjet, i keni dhënë antibiotikë të paktën katër herë, atëherë, sipas një studimi të ri, ju i keni rritur ndjeshëm gjasat që ai/ajo të jetë me mbipeshë kur të ketë pesë vjet. Njëra ndër arsyet e një dukurie të tillë mund të ketë të bëjë me faktin e antibiotikët mbysin disa baktere që gjenden në lukth.

Studimet e mëparshme kanë treguar se bakteret "e mira" që gjenden në zorrë, mund ta parandalojnë ndjenjën e tepruar të urisë, duke penguar kështu marrjen e tepërt të ushqimit. Një teori tjetër është se antibiotikët ndryshojnë shijen e foshnjës, apo i bëjnë ata më pak aktivë, për shkak të efekteve të tyre anësore.

Para moshës dyvjeçare, fëmijët kanë më shumë probleme me temperaturë dhe me sëmundje të ngjashme. Kjo është edhe mosha adekuate për infektim të veshëve, sëmundje këto që zakonisht mjekohen me antibiotikë. 

(Kosova Sot Online)