Darka me familjarë e zvogëlon rrezikun nga mbipesha

  • 24 August 2019 - 10:10
Darka me familjarë e zvogëlon rrezikun nga mbipesha

Në familjet moderne, as darkat më nuk hahen nga të gjithë anëtarët së bashku, meqë ata kanë orare dhe aktivitete të ndryshme. Por, një studim i ri thotë se m'u ky trend i darkave gjithnjë e më të rralla në familje ka ndikuar në rritjen e numrit të personave me mbipeshë, apo edhe me mbipeshë ekstreme - obezitet.

Kjo dukuri haset sidomos te të rinjtë. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Minesotës dhe Universiteti "Columbia" kanë konstatuar se roli i darkave familjare qëndron te fakti se ato ofrojnë mundësi për lidhje emocionale midis anëtarëve të familjes, pastaj ushqimet kanë më shumë gjasa që të jenë të shëndetshme dhe adoleshentët mund të marrin mësim nga prindërit se cilat janë ushqimet e shëndetshme. Darkat familjare është parë se përfshijnë më shumë pemë dhe perime dhe më pak ushqime të shpejta.

(Kosova Sot Online)