Këto janë të mirat e specit të kuq

  • 24 August 2019 - 11:55
 Këto janë të mirat e specit të kuq

Shumë shkencëtarë, veçmas ata amerikanë dhe kinezë, që një kohë të gjatë kanë përdorur specin djegës të kuq për shërim sepse kjo perime ka shumë veti shëruese duke filluar nga pastrimi i organizmit nga përbërës të dëmshëm, përdoret si erzë dhe po ashtu stimulon qarkullimin e gjakut dhe normalizon acidet në trupin tonë.

Por këto janë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore nga konsumimi i specit të kuq.

Veti anti-irrituese: Speci i kusht ka veti që të shëroj stomakun, ulcerat, ulë barkun e fryrë, kollitjet dhe ndalë diarrenë.

Agjent kundër ftohjes dhe gripit: Speci i kuq ndihmon që të ndalojë shpërndarjen e mukozës. Dhe kur mukoza fillon të largohet nga trupi, atëherë edhe ne çlirohemi nga simptomat e gripit dhe ftohjes.

Parandalon dhimbjen e kokës: Kjo gjë mund të lidhet me aftësinë e specit për të stimuluar një përgjigje adekuate për dhimbjen në zona të ndryshme të trupit, duke ndikuar në tru në mënyrë që vëmendja të fokusohet diku tjetër e jo tek dhimbja. Pas këtij reagimi fillestar, fibrat nervore, të cilat kanë një substancë që quhet P e që është përgjegjëse për dhimbjen, automatikisht zvogëlojnë dhimbjen.

Anti-alegjen: Speci i kuq funksionon si një agjenti anti alegjive dhe ndihmon që trupi të mos vuajnë nga to.

(Kosova Sot Online)