Përse ankthet janë më të rrezikshme për femrat?

  • 25 August 2019 - 07:20
Përse ankthet janë më të rrezikshme për femrat?

Femrat nën akthe, sipas një studimi në Goteborg, dy herë janë më shumë të rrezikuara se në moshën e mesme do të preken nga sëmundja e Alzhaimer-it. "Çrregullimet si sëmundja e Alzhaimer-it dhe sëmundjet kardiovaskulare janë rezultat i shumë faktorëve, e ankthi është njëri prej tyre", thotë udhëheqësi i hulumtimit Ingmar Skoog. Profesori i neurologjisë dhe psikiatrisë në qendrën e shëndetit në Nju-Jork, Langon James Gelvin, thotë se personat që vuajnë nga ankthet duhet të mendojnë se edhe shërimi i anktheve mund të zhvillojë Alzhaimer-in. 

Skoog në revistën "Neurology" shkruan se karakteristikat po ashtu ndikojnë në rritjen e rrezikut. Në hulumtimin e shkencëtarëve suedezë, i cili ka zgjatur plot 40 vjet, është vërtetuar se femrat e moshës së mesme, nga 38 deri 54-vjeçare, dy herë më shumë janë të rrezikuara nga Alzhaimer-i.

(Kosova Sot Online)